Kurti e mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër, vetë propozohet për ministër të Jashtëm
Lëvizja Vetëvendosje e ka mandatuar Glauk Konjufcën për kryeministër të qeverisë së re. Ky është vendimi që është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Nuk dihet nëse partia në pushtet i ka siguruar numrat, megjithatë emri i Konjufcës është miratuar.
“E bëj këtë propozim jo për të bërë lëshim. Pas diskutimeve të zgjeruara e të thelluara në kryesinë e VV-së, unë do të propozoj si kryetar i VV-së që mandatin e dytë për krijimin e qeverisë t’ia japim nënkryetarit, Glauk Konjufca”, tha Kurti.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatar i dytë, tha se do t’i ndërrojnë vendet.
Duke iu referuar postit të zëvëndë kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, pozitë kjo në të cilën ishte propozuar Konjufca.
“Unë e marrë vendin e Glaukut e Glauku timin”, është shprehur ai.
Tash VV-ja ka 10 ditë për ta dërguar në Kuvend përbërjen e qeverisë së re dhe për t’i siguruar numrat.
VV-ja dështoi herën e parë me Albin Kurtin mandatar, duke marrë veç 56 vota. Kurti ka zhvilluar takim me Osmanin gjer në ora 11:15, mëngjesin e së martës.
Kjo një ditë para se të finalizohet afati kushtetuese për të dërguar mandatar të ri për formim të qeverisë ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri.
