FOTO+VIDEO/ Banorët e “Komunës Parisit” denoncojnë zaptimin e trotuarit nga biznesi: Bashkia ka 1 muaj që hesht

Në redaksinë e lajmeve në “Ora Neës” ka mbërritur një denoncim qytetar ku sërish bëhet fjalë për zaptimin e hapësirës publike dhe aksionin e qeverisë për çlirimin e tyre nga zaptuesit.

Bëhet fjalë për një pretendim të banorëve në zonën e “Komunës Parisit” në Tiranë, të cilët sjellin pamjet dhe pretendojnë se hapësira e tyre publike është zënë nga një biznes privat.

DENONCIMI I PLOTË

Përshëndetje

FOTO+VIDEO/ Banorët e “Komunës Parisit” denoncojnë

Jemi banorë të “Komunës Parisit” në Tiranë dhe duam të denoncojmë aksionet selektive të bashkisë për lirimin e hapësirave publike.

“Vila Sofia” ka zënë më shumë se gjysmën e trotuarit dhe asnjë masë nuk merret për lirimin e trotuarit.

FOTO+VIDEO/ Banorët e “Komunës Parisit” denoncojnë

I jemi drejtuar me ankesë Policisë Bashkiake në Tiranë, por  ka 1 muaj që as përgjigje nuk na kthejnë dhe asnjë masë nuk marrin.

Lutemi, bëjeni publik shqetësimin tonë, që hapësira e përbashkët t’i kthehet qytetarëve dhe ligji të zbatohet njësoj për të gjithë.