VIDEO/ Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Shkodër, bllokohet rruga e Dukagjinit nga rrëshqitja e dherave

Shkodër, 4 nëntor 2025- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë veriut e vendit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullim në zonën e Shkodrës.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe rënies së gurëve, është bllokuar plotësisht rruga e Dukagjinit, në aksin Prekal–Kir, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve.

Pamjet e siguruara nga Syri TV tregojnë situatën e rënduar në terren, ku segmente të tëra të rrugës janë mbuluar nga dheu dhe gurët e rrëshqitur nga shpati i malit.

Banorët e zonës shprehen të shqetësuar, pasi rruga që lidh disa fshatra të thellë të Dukagjinit me qytetin e Shkodrës është jetike për lëvizjen dhe furnizimet.