'Benzi' aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Urakë-Katjel, në vendin e quajtur Kotodesh, në Prrenjas. Bëhet me dije se një automjet tip “Mercedes-Benz” ka përplasur këmbësorin Qani Malo, 62 vjeç, banues në Kotodesh.

Si pasojë e përplasjes së fortë, i moshuari  ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Gjithashtu mësohet se drejtuesi i automjetit, 27-vjeçari me iniciale R.A është ndaluar nga policia dhe po shoqërohet për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, në vendin e ngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Prrenjasit, të cilat po kryejnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik.