Digjet një grumbull gomash në Fushë-Milot, tym i dendur në zonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 20:22
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne më 3 nëntor 2025, një grumbull gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit. Ngjarja ka shkaktuar tym të dendur, i cili ka mbuluar një pjesë të rrugës kryesore, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin Lezhë-Laç.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të ndihmuar edhe nga zjarrfikësit e Lezhës, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme në zonën përreth.
Fatmirësisht, deri në këto momente, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. Policia ndodhet gjithashtu në terren dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.