U bekuan me katërnjakë/ Vojkollari: Rutinë shumë e bukur por edhe shumë e vështirë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", Rozeta Vojkollari, nëna e katërnjakëve, rrëfeu për rutinën e përditshme dhe sfidat e kujdesit për foshnjat e saj të vogla.

" Njëri qesh, tjetri qan, njëri don të ushqehet pastaj. Kur flenë tre ndoshta njëri rri pa gjumë. Është shumë e vështirë që ti balancosh gjërat përnjëherësh.

Me të vërtetë është rutinë shumë e bukur por edhe shumë e vështirë.

Çohemi në mëngjes, merremi pak me bebushat dhe i ndërrojmë, pastaj në momentin që i ndërrojmë bëjmë qumshtin dhe i marrim e i ushqejmë njëkohësisht.

Njërin e kemi më gjumash e çohet më vonë se të tjerët dhe pi më shumë qumësht", u shpreh Vojkollari.