VIDEO/ Pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë në rrugë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 21:44
Ndeshja mes Flamurtarit dhe Elbasanit e përfunduar me fitoren 0-1 të verdhebluve është mbyllur me tensione të forta brenda dhe jashtë stadiumit.
Situata ka dalë jashtë kontrollit pasi tifozët e Elbasanit kanë nisur të thyejnë stolat dhe t’i hedhin në drejtim të sektorit ku ndodheshin mbështetësit e Flamurtarit.
Pavarësisht pranisë së forcave të shumta të policisë në stadium, pas përfundimit të ndeshjes tifozët vendas kanë shkaktuar kaos në qytet, duke shpërfillur urdhrat e rendit.
