Tekniku i Dinamos, Ilir Daja zgjidhet trajneri më i mirë i muajit tetor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 17:56
Tekniku i Dinamos, Ilir Daja, është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF. Trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate shumë të mira me skuadrën e Dinamos, duke arritur tre fitore gjatë tetorit ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, si dhe një barazim ndaj Egnatias.
Falë këtyre rezultateve, Dinamo ka shkurtuar diferencën me kreun e renditjes, duke u afruar vetëm dy pikë pas Vllaznisë, që mban vendin e parë.
Trofeu për trajnerin më të mirë të muajit tetor iu dorëzua Ilir Dajës nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, para ndeshjes Dinamo-Teuta, që po zhvillohet aktualisht në stadiumin “Elbasan Arena”.