PO NDODH/ I burgosuri Erion Veliaj përballet me Shtetin për mandatin e kryebashkiakut në Kushtetuese

Erion Veliaj pasi mbërriti në Tiranë në masa të rrepta sigurie po merr pjesë në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, ku ka nisur shqyrtimi i ankimimit të tij kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Seanca nisi në orën 10:00, dhe relatore është gjyqtarja Sonila Bejtja. 

Presidenca kërkoi që të mos jetë ajo pjesë e gjykimit, pra të mos gjykohet nga Kushtetuesja dekreti i Presidentit Begaj për Tiranën, me argumentin se dekreti nuk gjykohet nga Kushtetuesja.

I njëjti argument iu mbështet edhe nga Këhsilli i Ministrave.

“Nuk mund të shqyrtojë një akt administrativ, zgjedhjet në Tiranë u bllokuan duhet të kthehet kushtetueshmëria. Paraqesim kërkesën që të anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në këtë shqyrtim. Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi”, tha Presidenca.

Ndërsa, mbrojta e Erion Veliaj tha se është kompetence e Gjykatës Kushtetuese.

"I qëndrojmë parashtrimit që kemi. Mendojmë se GJK është kompetencë për shqyrtimin e kërkesës tonë edhe për aktin e presidentit, procesi për ne është ndarë në dy faza, e propozimit dhe vendimmarrjes dhe tjetra, është garancisë kushtetuese që aktivizohet automatikisht me paraqitjen e kërkesës në të cilën nuk duhet të ndërhyrje asnjë institucion përfshirë edhe presidenca i cikli duhet të presë vendimin e Gjkykatës së Lartë. Aktivizimi para kohe aktivizon efektet juridike të këshillit të ministrave", tha Mbrojtja e Veliajt. 

Teksa përfaqësuesit ligjorë të Këshillit të Ministrave dhe Presidentit të Republikës kanë kërkuar mos-legjitimimin e Erion Veliajt si palë në seancën e sotme, ku ky i fundit ankimon shkarkimin e tij nga detyra, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën.

Kryesuesja e seancës, Holta Zaçaj pasi dëgjoi parashtrimet e palëve për këtë çështje njoftoi tërheqjen e trupës gjykuese për të marrë një vendim dhe më pas vendos rrëzimi i kërkesës.

“Çështja e juridiksionit të gjykatës, është e lidhur me themelin e marrëveshjes. Kërkesa juaj nuk pranohet. Gjykata sjell në vëmendje se vendimi që ju kundërshtoni, është marrë gjatë fazës së gjykimit paraprak. Subjektet nuk janë përcaktuar ende ndaj dhe nuk mund të pranohet kërkesa juaj.”, tha Zaçaj.

Lajmi në përditësim...

ÇFARE NDODHI SOT?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj la paraburgimin e burgut të Durrësit dhe po transferohet nga Policia e Burgjeve drejt Tiranës ku do të marrë pjesë në seancën në Kushtetuese.

PO NDODH/ I burgosuri Erion Veliaj përballet me Shtetin për mandatin e

Gjykata Kushtetuese njoftoi më herët praninë e Veliajt në seancë, pasi kishte shprehur vullnetin e tij. Për këtë arsye, gjykata kërkoi nga Drejtoria e Burgjeve marrjen e masave për shoqërimin e tij nga paraburgimi i Durrësit, ku ndodhet prej muajit shkurt, si edhe SPAK-un.

PO NDODH/ I burgosuri Erion Veliaj përballet me Shtetin për mandatin e

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro pas propozimit të Këshillit Bashkiak duke u mbështetur në nenin 62, pika c, të ligjit për qeverisjen vendore, me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë. Më 1 tetor, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por edhe këtë e ankimoi në Kushtetuese. Dekreti u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

PO NDODH/ I burgosuri Erion Veliaj përballet me Shtetin për mandatin e

Veliaj arsyeton se neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret si bazë për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës përcakton se qeveria mund të marrë një vendim të tillë vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve, dhe vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Ai thotë se mungesa e tij në detyrë ka ardhur për “pamundësi objektive” pasi ndodhet në paraburgim.

PO NDODH/ I burgosuri Erion Veliaj përballet me Shtetin për mandatin e

Nga ana tjetër, qeveria argumenton se Veliaj nuk ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi vendimi për shkarkim nuk është marrë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës, por në bazë të ligjit të vetëqeverisjes vendore, dhe duke bërë kështu Gjykatën Administrative si kompetente për shqyrtimin e çështjes.

Në seancë, Veliaj pritet të mbështetet edhe në një raport të Komisionit të Venecias, ku thuhet se shkarkimi i një të zgjedhuri vendor është masë e jashtëzakonshme që duhet përdorur vetëm në raste të rënda, pasi cënon autonominë vendore dhe të drejtat themelore. Raporti thekson gjithashtu se paraburgimi i zgjatur i të zgjedhurve mund të cenojë të drejta të garantuara nga Konventa Evropiane, si liria e shprehjes dhe pjesëmarrja efektive në jetën politike.

PO NDODH/ I burgosuri Erion Veliaj përballet me Shtetin për mandatin e

Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tj, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza në total, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

VIDEO - NDIQNI SEANCEN E PLOTE NE KUSHTETUESE