Softa: Në disa burgje të vendit “të fortët” i kanë kthyer ambientet e edukimit në palestra private

Në “Drejt” nga Luan Rama, Fatjon Softa ekspert sigurie tha se në disa burgje të vendit kishte të fortë që i kishte kthyer ambientet e edukimit në palestra.

Softa: Ishte ky sistem dhe varet nga shkalla e krimit që kanë bërë dhe mund të ketë burgje të hapura dhe të ikin në qytet dhe të bënin punë të përditshme. Kjo nuk ndodh në vendin tonë.

Në disa burgje kishte të fortë që i kishte kthyer ambientet e edukimit në palestra. Në burgjet shqiptare gjejmë celularë, janë futur edhe thika, rasti i Peqinit. E para nuk kemi elementë sigurie dhe nuk funksionon sistemi.