“Nesër në 12:00 mbledhje të posaçme” – Mesazhi që u është shpërndarë deputetëve të PD, pasi mazhoranca refuzoi komisionet hetimore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 21:49
Pas refuzimit të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, grupi parlamentar i PD do të diskutojë të premten në orën 12:00, në një mbledhje situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.
Mesazhi që u është shpërndarë deputetëve të PD-së
Të nderuar kolegë, Nesër, e premte datë 31 Tetor, ora 12:00, mbledhje e posaçme e Grupit Parlamentar të PD lidhur me situatën e krijuar sot në Kuvend me mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës. Lutem të mos ketë asnjë mungesë për shkak të rëndësisë së mbledhjes.
