Nuk është ruajtur dinjiteti"/ Arrestimi i Metës, avokati i Popullit në Kuvend: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka deklaruar se janë gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të kreut të PL-së, Ilir Meta.

 Ballanca theksoi se mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i Metës.

Në fund ajo tha se nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale.

"Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës.

Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë.

Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale," tha Ballanca.