Peleshi konfirmohet kryetar/ Deputeti i PS, Malaj: Nuk ka patur asnjë shkelje nga kryetari i Kuvendit

Deputeti i PS, Erion Malaj në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk ka patur asnjë shkelje as të Kushtetutës dhe as të rregullores nga kryetari i Kuvendit, Peleshi.

Malaj: Atëherë unë mendoj që pati një qartësi tek ajo çfarë tha apo tek fjala që mbajti zoti Gjiknuri si përfaqësues i mazhorancës edhe në këshillin e legjislacionit ku unë jam njëkohësisht pjesë.

Ai shpjegoi me shumë përpikmëri se nuk ka patur asnjë shkelje, as të Kushtetutës as të rregullores nga kryetari i Kuvendit.

Madje analizoi ato pika të cilat pretendoheshin nga opozita si shkelje.

Fillimisht opozita pretendonte se ndryshimi i rregullores nuk duhej të ndodhte.

Por unë ju rikujtoj që ata e dinë shumë mirë që rregullorja e Kuvendit nuk është ligj.

Por rregullorja e Kuvendit pikërisht ndryshohet nga Kuvendi që është në vetvete një institucion Sovran.

Pra ne jemi këtu për të bërë edhe rregullat tona dhe rregullat e Kuvendit janë këto.

Dhe rregullat e Kuvendit në ndryshim nga ligjet nuk shkaktojnë pasoja në qytetarë të tretë.