Spiropali takon Rasmussen: Danimarka vlerëson progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE

Në vijim të vizitës së saj në Kopenhagë të Danimarkës, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit nga ministri i Jashtëm dhe ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Fokusi i takimit mes dy homologëve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në kontekstin e Presidencës daneze të BE.

Spiropali deklaroi se, “arkitektura e reformave të ndërmarra nga Shqipëria për përafrimin me standardet e BE, njihet dhe vlerësohet si vlerë e shtuar për vetë dinamikat e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Spiropali takon Rasmussen: Danimarka vlerëson progresin e

Si dy aleatë në NATO, shtoi Spiropali, Shqipëria dhe Danimarka besojnë fuqimisht tek angazhimi i përbashkët për një Europë më të sigurtë e më të begatë.

Ministri danez, veçoi rezultatet e Shqipërisë në fushën e mirëqeverisjes dhe progresit demokratik, që e afrojnë vendin me objektivin për anëtarësim në BE.

Më herët, Spiropali u takua edhe me ministren daneze për Europën, Marie Bjerre.