Wadephul, ndihmë të mëtejshme për rajonin gjatë vizitës në Damask

Gjermania do të ofrojë edhe 52,6 milionë euro (60.8 milionë dollarë) ndihmë humanitare për Sirinë, Libanin dhe Jordaninë, njofto sot  ministri i Jashtëm Johann Wadephul gjatë një vizite në Damask

Wadephul vizitoi lagjen verilindore “Harasta”, e cila u shkatërrua pothuajse tërësisht gjatë luftës civile siriane, që shpërtheu kur regjimi i sundimtarit afatgjatë Bashar al-Assad  shtypi me dhunë protestat pro-demokracisë në vitin 2011.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, nga fondet e reja, 39.4 milionë euro janë të destinuara për Sirinë dhe do t’u jepen organizatave humanitare ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare që punojnë në fushat e sigurisë ushqimore, mbrojtjes civile, strehimit dhe shëndetësisë, sipas Ministrisë së Jashtme gjermane.

Në mëngjes, kryediplomati gjerman u takua me presidentin e ri sirian Ahmed al-Sharaa, i cili udhëhoqi një aleancë rebele që rrëzoi al-Assadin në dhjetor. Para takimit, Wadephul u bëri thirrje autoriteteve të reja siriane të garantojnë qytetarëve “një jetë me dinjitet dhe siguri.”

“Ky është parakushti për të vendosur themelet e një Sirie të lirë, të sigurt dhe të qëndrueshm,”,  tha ministri nga kryeqyteti jordanez Aman, ndalesa e parë e turit të tij të fundit në Lindjen e Mesme.