Parlamenti Europian në revoltë ndaj propozimit të buxhetit prej 2 trilionë eurosh

 

Në Partinë Popullorë Europiane katër grupime politike kanë dërguar një letër me kritika të theksuara ndaj Ursula von der Leyen, duke i kërkuar ndryshime në propozimin e buxhetit.

Bëhet fjalë specifikisht për një propozim prej gati 2 trilionë eurosh për buxhetin e ardhshëm të BE-së.

Ankesa e ngritur në formë të shkruar është firmosur nga udhëheqësit e këtyre grupimeve politike dhe raportuesit e buxhetit të PPE, socialistëve, demokratëve si dhe nga Reneë Europe dhe të Gjelbërve/EFA.

Ndërkaq, koalicioni i formuar nga PPE, S&D dhe Renew Europe në mbështetje të Komisionit të von der Leyen në PE. Votat e tyre parashikohen të jenë thelbësore për miratimin e buxhetit në BE për periudhën 2028-2034.

Në mënyrë që ky buxhet të miratohet kërkon aprovimin e Parlamentit dhe 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

“Parlamenti Europian nuk mund ta pranojë këtë si bazë për të filluar negociatat”, thuhet në letër, duke shprehur kritika të ashpra kundër propozimit.

Eurodeputetët renditën shtatë kërkesa për një propozim të ndryshuar nga Komisioni, duke përfshirë përmbysjen e fondit të vetëm të parave të gatshme për shtetin anëtar, për të ndarë politikat mbi bujqësinë dhe kohezionin, në vend që t'i kombinojnë ato siç janë propozuar, si dhe siguri mbi rolin dhe kompetencat e Parlamentit Evropian gjatë negociatave për buxhetin

Një nga pikat më të diskutueshme ka të bëjë me të ashtuquajturat “Plane Partneriteti Kombëtar dhe Rajonal”, të cilat përqendrojnë gati gjysmën e fondeve të BE-së që do të shpërndahen.

Disa eurodeputetët kanë frikë se skema e re do të qendërzojë buxhetin dhe do të lërë mënjanë rajonet, si dhe Parlamentin Evropian, duke i dhënë në mënyrë efektive më shumë pushtet Komisionit dhe shteteve anëtare.