ZGJEDHJET NË HOLANDË/ Garë e ngushtë mes liberalëve të D66-s dhe Wilders
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 11:54
Me pothuajse të gjitha votat e numëruara (97,7%) në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Holandë, partia liberale progresive D66, e udhëhequr nga Rob Jetten, është në garë të ngushtë me partinë e krahut të djathtë, nacionaliste dhe antiislamike të Gert Wilders, PVV.
Të dyja partive u atribuohen nga 26 vende dhe, natën vonë, diferenca midis tyre ishte vetëm 2 300 vota në favor të D66-s.
Në parashikimet e mbrëmjes, D66-s iu dha një epërsi me 27 vende kundrejt 25 vendeve të PVV, por PVV e ngushtoi hendekun brenda natës.
