Tre viktima nga sulmet ruse, Moska vazhdon goditjet ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës
Rusia ka lëshuar më shumë se 650 dronë dhe më shumë se 50 raketa të llojeve të ndryshme në sulmet e saj të fundit, ka deklaruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sulmet masive me dronë dhe raketa kanë shkaktuar të paktën tre persona, përfshirë një vajzë të mitur 7-vjeçare.
Zelenskyy i ka dënuar sulmet e Moskës kundër infrastrukturës energjitike.
Ndërkaq kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko e ka përshkruar shënjestrimin e rrjetit energjitik si “terror sistematik energjitik”.
Raportohet se nga sulmet 17 persona janë plagosur në rajonin jugor të Zaporizhzhias, ndër ta dhe një 16 vjeçare.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat e një ndërtese një burrë, i cili fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra. Një person i dytë u vra gjithashtu në të njëjtin rajon.
Muaj të tërë sulmesh kanë synuar të ulin moralin e ukrainasve, si dhe të ndërpresin prodhimin e armëve dhe aktivitete të tjera të lidhura me luftën, pothuajse katër vjet pas pushtimit në shkallë të plotë të fqinjit të saj nga Rusia.
