Reforma Zgjedhore/ Hoxhaj: Partitë e vogla jo të përjashtuara nga tryeza, PD i takon të jetë faktori kryesor
Gazetari, Julian Hoxhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se partitë e vogla nuk janë të përjashtuara që të jenë pjesë e tryezës së Reformës Zgjedhore.
Hoxhaj: Të jemi të qartë që në fillim që PD nuk është se ka ndonjë garanci të madhe me Edi Ramën përballë për të pasur një lloj mirëbesimi që nga kjo lloj tryeze do të marrë atë që kërkon.
Por unë nuk bie as dakord me faktin që sot partitë e vogla janë të përjashtuara nga një mundësi që ato të jenë pjesë e kësaj tryeze për të dhënë mendimin e tyre, kontributin e tyre.
Sepse jo domosdoshmërisht qënia pjesëtare e tryezës i bën partitë e vogla faktorë.
Patjetër që PD e dha sinjalin e parë që mund të jetë bashkëpunuese.
Që patjetër mund tu ofrojë mundësi partive të vogla që ato të shprehin vullnetin e qytetarëve që i kanë votuar edhe në projekte të tilla konkrete.
Dhe sigurisht që si partia më e madhe opozitare i takon asaj që të jetë edhe faktori kryesor në diskutimin e këtyre reformave që po flasim.
Pra dua të them që partitë e vogla sot janë të fituara padyshim sepse kanë dalë me një kandidat të përbashkët për bashkinë e Tiranës.
