Pranë apo larg BE? Andoni: Integrimi, avantazh për Shqipërinë sepse nuk ka konflikte me fqinjët

Analisti, Ben Andoni në një intervistë në Ora News u shpreh se integrimi në BE është avantazh për Shqipërinë për shkak se nuk ka konflikte me fqinjët.

Andoni: Në fakt këto zhvillime janë zhvillime të pritshme.

Të asaj që po ndodh me pjesën e politikës së BE për tu zgjeruar dhe ju e dini përveç Ballkanit Perëndimor, këtij termi që është futur, brenda është edhe Ukraina janë edhe pak vende të tjera.

Në pjesën makro duhet të themi duhet ti kënaqemi faktit që konjuktura e përgjithshme e integrimit përfshin edhe vendin tonë.

Ne kemi një avantazh me vendet e tjera që jemi vendi më i sigurtë dhe nuk kemi probleme me fqinjët.

Që do të thotë Mali i Zi ka probleme me Serbinë dhe çuditërisht janë dy vende që janë jashtëzakonisht të lidhura me njëra tjetrën.

Kosova ka probleme më të mëdha nga të gjithë sepse e para nuk është akoma vend kandidat.

Bosnje Hercegovina ka problemin e Republikës Sërpsa por nga ana tjetër edhe autoritetin brenda të tre pjesëve, të Hercegovinës, të Bosnjes vetë që është pjesa që ata e quajnë pjesa myslimane dhe Republika Sërpsa.

Maqedonia e Veriut është në prag të krizave politike dhe po sakrifikohen shqiptarët për shkak të përçarjes.