'Statistikat tregojnë krizën', Xhixho: 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin

Në një postim në rrjetet sociale, Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet se shifrat e fundit të EUROSTAT tregojnë gjendjen e vërtetë ekonomike të shqiptarëve, ku 55% e qytetarëve kanë vështirësi për të mbyllur muajin.

Sipas Xhixhos, nuk janë statistikat që gënjejnë, por propaganda e qeverisë, e cila përpiqet të fshehë realitetin e rëndë ekonomik me shifra të stisura dhe deklarata boshe për rritje e mirëqenie.

Postimi:

55% e qytetarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, sipas EUROSTAT. Nuk është statistika ajo që gënjen. As realiteti. Është propaganda e kësaj qeverie.