Reforma Zgjedhore/ Hasimja: Viktimë kryesore nuk do jenë thjesht partitë e vogla, por do jetë PD

Politologu, Ermal Hasimja i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në ndryshimet për Reformën Zgjedhore viktimë kryesore do jetë PD.

Hasimja: Të njëjtat rekomandime që kanë qenë tani tek ky raport kanë qenë edhe tek raporti i mëparshëm dhe nuk janë respektuar.

Qëllimi këtu është i qartë dhe problemi është se PD nga njëra anë e ka shpallur veten si mbrojtëse të përfaqësimit të shqiptarëve, votës së shqiptarëve, votës opozitare etj.

Nga ana tjetër pastaj e tradhëton në një farë mënyre partitë e vogla që janë të vogla për nga numrat në parlament por me thënë të vërtetën si numër votash nuk janë edhe aq të vogla.

Po të ishin mbledh me njëra tjetrën, po ti mblidhnim gjithë këto vota do prodhonin goxha mandate aty brenda.

Në momentin që ti bashkohesh në një marrëveshje për të hequr qafe partitë e vogla, i injoron dhe tradhëton në fakt edhe gjithë ata njerëz të cilët kanë votuar për këto parti.

Ka një problem tjetër akoma më të madh pastaj.

Viktima kryesore e kësaj situate nuk do jenë thjesht partitë e vogla. Por mendoj se viktima kryesore do jetë PD.