Topalli: Në Shqipëri pothuajse në çdo qytet ka nga një burg, harxhohen shumë para për të burgosurit

Në “Drejt” nga Luan Rama, Aida Topalli, gazetare tha se në vendin tonë ka në çdo qytet nga një burg dhe shteti harxhon shumë para për të burgosurit.

Topalli: Z. Xhafaj është kryetar i një komisioni që fare mirë ka të drejtë të thërrasë edhe ligjvënësit dhe ata që zbatojnë ligjin. Duke qenë kryetar e ka hapësirë që këtë gjënë të mos e lërë në atë që raportoi sot në Kuvend.

Në Shqipëri sot kemi pothuajse në çdo qytet nga një burg. Dhe të gjitha këto burgje kanë të burgosur brenda. Harxhohen kaq shumë para për të burgosurit dhe të paraburgosurit. Për sa kohë qëndrojnë në qeli marrin shumë para nga shteti. Duke qenë se kemi shumë magjistratë të rinj, shumë prej tyre nuk kanë shumë humanizëm për masat e sigurisë.