Shehu: Sot nuk kemi burime njerëzore për çështjet që ndiqen në gjykata dhe prokurori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Tetor 2025, 22:00
Në “Drejt” nga Luan Rama, Isuf Shehu, avokat tha se sot që flasim nuk kemi burime njerëzore për çështjet që ndiqen në gjykata dhe prokurori.
Shehu: Sot që flasim nuk kemi burime njerëzore për çështjet që ndiqen në gjykata dhe prokurori. Kjo është situata që jemi sot sepse nuk kemi mjaftueshëm prokurorë në prokurorinë e Tiranës për çështjet që sillen nga policia.
Mënyra operacionale e ndarjes së punës është që policia identifikon një të dyshuar për një krim dhe e merr ketë dhe ia përplas prokurorisë dhe kjo e fundit është e detyruar që të ngrejë një çështje, sepse ka një presion nga opinioni publik.