Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Fokusi i parë do jetë financimi i partive. Patronazhimi, funksion politik i PS

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, jashtë parlamentit deklaroi se patronazhmi është jnjë funksion politik i PS dhe sipas tij është e kundërta e asaj që konceptohet.

Ai tha se në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore do të merren parasysh rekomandimet e ODIHR

''Kuvendi votoi në mënyrë konsensuale ngritjen e dy komisioneve, ai për reformën zgjedhore.

Për shkak të numrit të lartë të partive në Kuvend u kemi dhënë të drejtën të gjithë partive, edhe atyre me 1 mandat të marrin pjesë të bëjnë propozime, vetëm nuk janë anëtarë formal, por asgjë nuk i pengon për të qenë me të drejta të plota.

Ne nuk mund të kemi numër pafund deputetësh, por e rëndësishme është ta trajtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke pasur të gjithë palët dhe duke ruajtur traditën për marrjen e ekspertizës nga ODIHR apo Venecia.

Brenda pak ditësh ne do japim edhe propozimet, komisioni do nisë nga puna, fokusi i parë do jetë ligji i financimit të partive dhe ka nevojë për të adresuar.

Çdo gjë është në tavolinë, edhe herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor.

Jemi të hapur se cili do të jetë varianti më i mirë, edhe për territorialen nëse do të kemi një ndarje të re territoriale për Shqipërinë”, tha Gjiknuri.