Selmani: Bashkëpunimi me Shqipërinë ka sjellë hapa të rëndësishëm përpara

I ftuar në emisionin “Alert” në “Ora News”, Rami Selmani, zv.president i Dhomës së Veterinerëve në Maqedoninë e Veriut, theksoi se partneriteti me Shqipërinë ka nxitur përparim të ndjeshëm në fushën e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore gjatë viteve të fundit.

" Në vitin 2016 është nënshkruar marëveshja e parë me Republikën e Shqipërisë në Tetovë dhe nga atëherë ne kemi parë 3 udhëheqës dhe gjithë presidentët kanë punuar në mënyrë shumë të mirë.

Në këto tre vitet e fundit shohim një dallim shumë të rëndësishëm dhe ecën para.

Dhoma e Republikës së Maqedonisë së Veriut është që 30 vite dhe kemi ngelur pak mbrapa", Selmani.