FAO 80 vjet/ Pëllumbi: Shqipëria një ndër anëtaret më të vjetra në rajon
Drejtuesja e Zyrës së FAO-s në Shqipëri, Lorena Pëllumbi, gjatë intervistës në emisionin “Alert” në “Ora News”, theksoi rëndësinë e 80 vjetorit të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë, duke nënvizuar rolin e hershëm të Shqipërisë si shtet anëtar.
" Sot është një ditë jubilare. Ne festojmë 80 vjetorin e Kartës së Kombeve të Bashkuara që është organizata e cila u ngrit pikërisht për atë që ne e quajmë multilateralizmi, për të sjell shumë shtete bashkë shumë shtete drejt një misioni të përbashkët që është arritja e zhvillimit të qëndrueshëm e paqes në botë dhe sigurisht 80 vjetori i organizatës botërore të ushqimit dhe bujqësisë, FAO-s e cila është organizata e Shqipërisë dhe e shqiptarëve pasi Shqipëria ka mbi 5 dekada që është anëtare e saj.
Shqipëria është një ndër shtetet më të vjetra në rajonin e Ballkanit dhe në Europën qendrore e cila ka aderuar në organizatën e FAO-s", u shpreh Pëllumbi.
