Aldiss: Veterinerët janë kritik përsa i përket prodhimit të ushqimit

Dr. Jason Aldiss, President, Unioni Evropian i Veterinerëve të Higjienës i ftuar në emisionin ‘’Alert’’ në Ora News u shpreh se veterinerët janë kritik përsa i përket prodhimit të ushqimit.

Aldiss: Mendoj se është e rëndësishme që ne të kuptojmë që veterinerët janë kritik përsa i përket prodhimit të ushqimit.

Ne si profesion kontrollojmë sigurinë ushqimore, shëndetin e kafshëve dhe mirëqënien e shteteve tona dhe kjo e gjitha është kritike si shëndet publik.

Publiku mendojnë për veterinerët që janë ata që kurojnë qentë dhe macet por sistemi ushqimor është i kontrolluar dhe i rregulluar nga veterinerët dhe prandaj është kaq kritike.

Që veterinerët të jenë të suportuar.

Nëse 40% e të gjithë tregtisë kalon në të gjithë botën, kalon e gjitha me firmën e një veterineri.

Dhe kjo është shumë kritike për lëvizjen e të gjitha produkteve.

Është thelbësore që çdo shtet të suportojë dhe të jetë pro Urdhërit.