EMRAT/ Sherr për një monopatinë, zbardhet dinamika e pl*gosjes në Tiranë: Autori donte të blinte skuterin, por nuk ranë dakord për çmimin

Detaje të reja zbardhen lidhur me plagosjen e 48-vjeçarit, Mikel Xibro, i cili u qëllua me thikë një ditë më parë nga 51-vjeçari Ronald Lacej.

Sipas burimeve, thuhet se autori Ronald Lacej ka dashur t’i blejë Mikel Xibros një monopatinë.

Pasi janë takuar, nuk kanë rënë dakord për çmimin dhe Xibro është nisur për t’u larguar.

Lacej e ka ndjekur nga pas dhe e ka qëlluar 1 herë me thikë.

Kujtojmë se autori u arrestua sot nga policia e Tiranës. I arrestuari rezulton person me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.

I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.

Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme