Fotografi Kudret Plaku mbështet artisten Hatixhe Lushi/ Ja çfarë i ofroi...
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 19:11
Gjatë emisionit “Epiqendër”, e moderuar nga Sonila Musai, këngëtarja Hatixhe Lushi ndau shqetësimet e saj lidhur me realizimin e klipeve muzikore.
Ajo u shpreh se nuk ka mundësi financiare për të realizuar video muzikore dhe se e vetmja platformë për të promovuar projektet e saj mbeten televizionet.
Në studio, fotografi i njohur Kudret Plaku, i pranishëm gjatë transmetimit, theksoi rëndësinë e vlerësimit të artit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Hatixhen duke i mundësuar realizimin e një klipi pa pagesë, duke i dhënë shpresë këngëtares që të vazhdojë rrugëtimin e saj muzikor.
