"Ervis Martinaj nuk është gjallë”/ Gazetari flet për zhdukjen e ish-mbretit të lojërave të fatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 21:35
Familja e ish-“mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, kërkoi shpallejn zyrtarisht të zhdukur të tij.
Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Martinaj nuk është gjallë.
“Nuk kemi asnjë lidhje logjike pse Martinaj është gjallë. Thonë se meqë u arrestua Aldo Avdyli e ka vrarë ky.
Njeriu që e konfirmoi vdekjen e Martinajt, është gazetari Baton Haxhiu. Deklaratën e parë publike e ka bërë ai.
A është vrarë Martinaj? Po është vrarë, nuk vihet në diskutim. Aldo Avdylaj, apo Indrit Dokle?
Ai që e ka bërë këtë e di fare mirë. Në zhdukjen e tij ka një inspektor policie që u arrestua. Emri të cilin nuk e përmenda, emri i tretë që përmendet, është Ervis Lami”, tha ndër të tjera Bregu.

