Gazetarja Musai: Nuk kam foto nga fëmijëria, ishim kaq të varfër saqë nuk kishim as për një foto

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e Ora News, Sonila Musai, ndau një kujtim personal gjatë një bisede në emisionin “Epiqendër”.

Ajo u shpreh me sinqeritet se nuk ka asnjë fotografi nga fëmijëria.

“I kam thënë dikur mamasë: ‘Kaq të varfër kemi qenë sa nuk kemi pasur para as për një foto’- tha Musai.

Ajo shtoi se këtë mungesë e ka ndjerë dhe ndonjëherë i ka fajësuar dhe pse e kupton realitetin dhe sfidat e asaj kohe.