Këngëtarja Hatixhe Lushi zbulon këngën e re “Meraku i nënës” në Ora News

Këngëtarja e njohur Hatixhe Lushi ishte e ftuar në emisionin Epiqendër në Ora News, moderuar nga Sonila Musai, ku foli për projektet e saj më të reja muzikore.

Gjatë intervistës, artistja zbuloi se ka realizuar një këngë të re me titull “Meraku i nënës”, një projekt që ka një domethënie të veçantë për të.

“Kam bërë një këngë të re, Meraku i nënës.

Kam kënduar shumë tema të ndryshme, por këtë herë mendova t’ia bëj dhuratë djalit tim.

Është një këngë shumë e bukur, që flet për ndjenjat e forta të një nëne që nga momenti që lind fëmijën,” – u shpreh Hatixhe Lushi.