Fotografi Kudret Plaku: Fotot më të bukura janë ato që kanë ndjesi
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 23 Tetor 2025, 19:05
Fotografi Kudret Plaku ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër ” në Ora News, moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ku foli për artin e fotografisë dhe përvojën e tij shumëvjeçare pas aparatit.
Gjatë bisedës, Plaku ndau mendimet e tij për mënyrën se si çdo fotografi mbart një histori dhe një ndjenjë unike.
Çdo fotografi ka veçantinë e saj, por sinqerisht, fotot më të bukura janë ato të fëmijërisë.
Atëherë nuk dinim për kompozime apo rregulla teknike, por ato imazhe kishin më shumë ndjesi dhe shpirt. Kam shumë nostalgji për ato kohë, – u shpreh ai.
Fotografi shtoi se për të, fotografia e vërtetë nuk është vetëm teknikë, por emocion, dhe se një foto e mirë është ajo që përcjell ndjenjë, pavarësisht perfeksionit teknik.
