Deklaratat e Ramës për BE/ Andoni: Një lloj kritike që bëjnë vendet e vogla por që nuk i dëgjon askush



Analisti, Ben Andoni i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se deklaratat e Ramës në Procesin e Berlinit për BE janë një lloj kritike që bëjnë vendet e vogla por që nuk i dëgjon askush.

Andoni: Është e pamundur me forcën që ka Shqipëria të bëjë batuta të tilla.

Kuptohet që media angleze është një nga mediat më të ashpra të botës.

Në rastin e zotit Rama dua të them që ka një paqartësi vetë ai dhe strukturat e tij për mënyrën se si Shqipëria do të integrohet.

Në momentin që po flasim Mali i Zi ka 27 kapituj të hapur, ka rrugë shumë më të mirë sesa Shqipëria dhe ka mbyllur vetëm 3 kapituj.

Serbia është sërish më mirë sesa Shqipëria, më dobët sesa Mali i Zi, mezi ka mbyllur dy kapituj.

Ti kërkosh BE në momentin që Franca është duke vënë në mëdyshje komitetin politik.

Komiteti politik është moduli i ri integrimit të BE të vendeve tona.

Është një gjë që tregon se zoti Rama nuk e njeh mirë realitetin europian.

Zoti Rama bën atë pjesën e një lloj kritike që bëjnë vendet e vogla por që nuk i dëgjon askush.