Hapat drejt BE-së, Gjipali: Anëtarësimi do të ndodhë vetëm me përmbushjen e kritereve të kërkuara
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Anglia se Shqipëria është dakord për anëtarësimin pa të drejtë vetoje në Bashkimin Europian, për aq kohë sa të reformohet Bashkimi Europian.
Por sa e mundur është kjo?
Gledis Gjipali, drejtues i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri në një intervistë për “Ora Neës” u shpreh se nëse do të arrihej kjo, do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve të tjera.
“Kjo nuk e ndryshon rrugën e Shqipërisë dhe atyre vendeve që janë në vendet e para për t’u plotësuar.
Pra, ka një sërë kriteresh që diskutohen gjatë procesit të negociatave dhe duhen realizuar nga Shqipëria dhe vetëm me përmbushjen e tyre mund të kalojmë anëtarësimin dhe heqja e e të drejtës së vetos ndodh pas anëtarësimit.
Nga ky aspekt, Bashkimi Evropian nuk ndryshon asgjë për Shqipërinë apo vendet e tjera”, u shpreh ndër të tjera Gledis Gjipali
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DREJTUESIN E EMA, GLEDIS GJIPALI

