PAKTI PËR ZGJEDHOREN! PS i hap vend PSD-së në Komisionin e Posaçëm. Opozita me “Mundësinë”
Mazhoranca dhe opozita kanë arritur dakordësinë për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore: PS i hap vend PSD-së, ndërsa PD përfshin “Mundësinë”. Komisioni me formulën 8+8 pritet të miratohet më 30 tetor, duke i hapur rrugë ndryshimeve të ligjit zgjedhor, me këshillat e Venecias e OSBE
Partia socialiste dhe Partia Demokratike mësohet se kanë arritur dakordësinë për përbërjen e komisionit të posacëm parlamentar për reformën zgjedhore, përmes një skemë e që synon të kënaqë aktorët kryesore, por siguron edhe përfaqësimin e partive të vogla në procesin e ndryshimit të ligjit zgjedhor.
Ky qëndrim publik i Damian Gjiknurit si përfaqësues i Partisë Socialiste ishte konfirmimi paraprak i marrëveshjes që garanton barazi për shumicën dhe opozitën parlamentare, por dhe përfaqësim të partive që nuk kanë arritur të formojnë grup parlamentar.
Partia Socialiste sipas skemës do të mbajë shtatë vende nga tetë që i takojnë shumicës, ndërsa një karrige do t’i lihet në dispozicion Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.
Opozita në anën tjetër mësohet s do ti ndajë 8 vendet në komisionin e Posaccëm me 5 anëtarë përfaqësues të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, një për Partinë Republikane, një për Partinë e Lirisë. Anëtari i tetë i komisiionit si përfaqësues i opozitës do të jetë Agron Shehaj i Partisë Mundësia.
Me formulën 8+8 dhe dy bashkëkryetarë me të drejtë vetoje, komisioni plotëson në këtë formë qëndrimet e të dy forcave kryesore politike
Me këtë dakordësi, komisioni i posacëm për reformën zgjedhore pritet të zyrtarizohet në seancën plenare të 30 Tetorit, bëjnë me dije burime në kampet politike, për ti hapur më pas rrugën ndryshimeve të mundshme në ndryshimin e ligjit zgjedhor.
Komisioni i Venecias dhe OSBE kanë konfirmuar gadishmërinë për tu bërë pjesë e procesit me ekspertëve dhe këshilla, në synimin për ndryshime ligjore të gjirthëpranuara.

