Rezultatet e mbrëmjes/ Fitore me goleada për Bayernin, Liverpool-in e Chelsea-n, dy ndeshje pa gola

Një mbrëmje spektakolare u zhvillua sot në Ligën e Kampionëve, me disa skuadra që dhuruan futboll ofensiv dhe gola me shumicë.

Bayern Munich, Liverpool dhe Chelsea ishin protagonistët kryesorë të raundit të tretë të fazës së grupeve, ndërsa dy ndeshje përfunduan pa gola.

Në “Allianz Arena”, Bayerni e zgjidhi gjithçka shumë shpejt ndaj Club Brugge, duke fituar me rezultatin 3-0.

Vetëm në minutën e 5-të, Lennart Karl, 17-vjeçari që po tërheq vëmendjen në Gjermani, realizoi një gol të mrekullueshëm me një goditje në trekëndësh.

Pas tij, në të 15-tën minutë, Harry Kane dyfishoi avantazhin, ndërsa Diaz (34’) vulosi fatin e ndeshjes me golin e tretë. Bavarezët konfirmuan formën e tyre të shkëlqyer në Evropë dhe morën një fitore të pastër që i mban në krye të grupit.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Chelsea dominoi ndaj Ajax-it në “Stamford Bridge”, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1, ndërsa Liverpool-i shkëlqeu në transfertë kundër Eintracht Frankfurt, ku fitoi me shifrat 1-5, falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të repartit ofensiv.

Në ndeshjet e mbetura, Atalanta – Slavia Prague dhe Monaco – Tottenham u mbyllën me barazime pa gola (0-0), ndërsa Sporting CP arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Marseille, me rezultatin 2-1.

Rezultatet:

Bayern – Club Brugge 3-0

Real - Juventus 1-0

Atalanta - Slavia Prague 0-0

Chelsea – Ajax 5-1

Eintracht Frankfurt – Liverpool 1-5

Monaco – Tottenham 0-0

Sporting CP – Marseille 2-1