''Çështja e Sonila Bejtjas tregon gjendjen ku është drejtësia sot'', Noka: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, mllef ndaj drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se drejtësia kurrë nuk ka qenë kaq e vonuar sa është sot.

Ndërsa për rastin e gjyqtares Sonila Bejtja, Noka u shpreh se është politike dhe se tregon gjendjen ku është drejtësia sot.

Noka: Vrasja e të ndjerit Astrit Kalaja ishte një mllef jo ndaj gjyqtarit, por ishte një mllef ndaj sistemit të drejtësisë që ka ngritur Edi Rama.

Drejtësia kurrë nuk ka qenë kaq e vonuar sa ç’është sot.

Dhe ka një shprehje, një drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar.

20 vjet sot shkon një çështje gjyqësore që nga dita që ti e depoziton deri në ditën kur të marrësh drejtësi.

Ka patur probleme shumë drejtësia edhe më përpara, por 3 vjet maksimumi shkonte marrja e një vendimi nga dita që ti e regjistroje një çështje.

Ka ngritur një drejtësi e cila është në të gjithë sistemin e kapur politikisht.

Kapja politike është problem shumë i madh.

Tani po i ndjejnë, është një patate aq e nxehtë sa që iu djeg duart të gjithëve dhe kanë vrapuar që ta heqin nga duart e tyre të gjithë.

Edhe çështja e Sonila Bejtjas në gjykatën Kushtetuese tregon gjëndjen ku është drejtësia sot.

Pra aty kishte ngelur një zë i cili nuk ishte zë rilindas por ishte zë i ligjit dhe i Kushtetutës.

Pra ishte zëri i Kushtetutës, do largohej urgjent sepse duhej të kapej. Sot misioni ka qenë dhe është kapja e drejtësië.