''I lidh çunit jashtë shtetit rrogë 20 mijë euro'', Noka: Begaj nuk mund të rrijë më në karrigen e Presidentit
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Bajram Begaj nuk mund të rrijë më në karrigen e presidentit.
Noka: Vrasja e të ndjerit Astrit Kalaja ishte një mllef jo ndaj gjyqtarit, por ishte një mllef ndaj sistemit të drejtësisë që ka ngritur Edi Rama.
Drejtësia kurrë nuk ka qenë kaq e vonuar sa ç’është sot.
Dhe ka një shprehje, një drejtësi e vonuar, është drejtësi e mohuar. 20 vjet sot shkon një çështje gjyqësore që nga dita që ti e depoziton deri në ditën kur të marrësh drejtësi.
Ka patur probleme shumë drejtësia edhe më përpara, por 3 vjet maksimumi shkonte marrja e një vendimi nga dita që ti e regjistroje një çështje.
Ka ngritur një drejtësi e cila është në të gjithë sistemin e kapur politikisht.
Kapja politike është problem shumë i madh.
Tani po i ndjejnë, është një patate aq e nxehtë sa që iu djeg duart të gjithëve dhe kanë vrapuar që ta heqin nga duart e tyre të gjithë.
Edhe çështja e Sonila Bejtjas në gjykatën Kushtetuese tregon gjëndjen ku është drejtësia sot.
Pra aty kishte ngelur një zë i cili nuk ishte zë rilindas por ishte zë i ligjit dhe i Kushtetutës.
Pra ishte zëri i Kushtetutës, do largohej urgjent sepse duhej të kapej.
Sot misioni ka qenë dhe është kapja e drejtësië.
A ka turp më të madh se ta shohin më shqiptarët Bajromin më atje president.
Po një njeri me minimumin e integriteti nuk mund të rrijë më në atë karrige asnjë moment.
Turp e faqja e zezë. President aty, thotë marr një rrogë mjek aty, marr edhe një rrogë pedagog.
I lidh çunit një rrogë nja 20 mijë euro, çunit jashtë shtetit. Ndërton vilat atje.
Po pishinat Bajromi. Do flasim edhe për ato pishinat e vilës.
