RRITET ÇMIMI I NAFTËS/ Marrëveshja SHBA–Indi ndryshon balancat e tregut! Pasiguri nga tensionet tregtare me Kinën

Çmimet e naftës janë rritur për të dytën herë brenda javës, të ndikuara nga zhvillimet tregtare ndërkombëtare dhe reduktimi i furnizimit rus. Analistët paralajmërojnë se tregu global i energjisë mund të përballet me luhatje të mëdha në javët e ardhshme

Në pritje të marrëveshjes së Indisë dhe SHBA-së, ku India pritet të kufizojë blerjen e naftës ruse duke rritur kërkesën për tregje të reja e cila coi menjëherë në rritje të cmimit të arit të zi.

Vetëm ditën e mërkurë cmimet e karburantit u rritën me rreth 2% në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë që në ditët në vijim pritet të rritet edhe më shumë Investitorët filluan lëvizjen e shpejtë të naftës. 

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi, i cili  tha se e siguroi atë se India do të kufizonte blerjet e naftës nga Rusia. Sipas mediave indiane, marrëveshja përfshin edhe e cila do të ulte tarifat amerikane mbi importet indiane në 15-16% nga 50%.

Përveç kësaj, rritja e çmimeve është ndikuar edhe nga tarifat mes SHBA-së dhe Kinës. Udhëheqësit pritet të takohen në këtë javë në Malajzi për bisedimet tregtare edhe pse presidenti Trump ka lënë të hapur mundësinë që takimi me presidentin kinez Xi Jinping të mos ndodhë.

Një tjetër faktor është edhe për shkak të presionit nga qeveritë perëndimore  mbi blerësit aziatikë që të ulnin blerjet e tyre të naftës ruse dhe shtyrja e takimit mes Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin. Këto zhvillime kanë krijuar pasiguri për furnizimin global.

Analistët kanë paralajmëruar se ndërprerja e furnizimit në pika si Rusia, Venezuela, Kolumbia dhe Lindja e Mesme parandalon që çmimet e naftës të qëndrojnë nën nivelin e 60 dollarëve.

Ndërkohë, në SHBA, rezervat kanë rënë, dhe qeveria ka njoftuar se do të blejë 1 milion fuçi për të rimbushur rezervat strategjike, çka po ashtu ka ndikuar në lëvizjen e fundit të çmimeve.