Shefi i NATO-s, Rutte, udhëton drejt Uashingtonit për t’u takuar me Trumpin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 09:08
Në një deklaratë të lëshuar të martën në mbrëmje, NATO ka konfirmuar se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të udhëtojë për në Uashington.
Kjo për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump të martën, më 21 tetor dhe të mërkurën, më 22 tetor.
Aleanca e NATO-s nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e udhëtimit apo temat e mundshme të takimit
