TRAZIRA NË DUBLIN/ Shkak: Protesta kundër azilkërkuesve, arrestohen gjashtë persona

Protestat në Dublin pas një rasti të dyshuar abuzimi me të mitur nga një azilkërkues u kthyen në përplasje të dhunshme me policinë. Autoritetet theksojnë se dhuna është e papranueshme dhe po përdoret për të nxitur përçarje në shoqëri, duke paralajmëruar masa të ashpra.

Protestat kanë sjellë kaos në Irlandë jashtë një hoteli që strehon azilkërkues, pas një sulmi të dyshuar seksual ndaj një vajze të mitur.

Mijëra protestues ndodheshin jashtë hotelit Citywest, në jugperëndim të Dublinit, ku ndodhi incidenti gjatë së cilit shpërthyen përplasjet e dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Protestuesit dogjen gjithashtu një automjet të forcave të rendit dhe hodhën fishekzjarre, shishe dhe gurë në drejtim të efektivëve.

Gjashtë persona u arrestuan gjatë trazirave, në ditë e dytë të tubimit i cili pritej të ishte paqësor.

Ajo që ndodhi ishte banditizëm. Kishim të bënim me një turmë që synonte dhunën ndaj policies, deklaruan togat e zeza.

Protesta u zhvillua pas akuzave ndaj një 26-vjeçari azilkërkues, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 10-vjeçare pranë hotelit që përdoret si strehim për ta.

Hetimi për rastin vijon nga autoritetet.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë dhe Migracionit, Jim O’Callaghan, tha se rasti po përdoret për të nxitur përçarje në shoqëri, ndërsa theksoi se sulmet ndaj policisë janë të papranueshme dhe do të ndëshkohen.

“Protesta paqësore është një e drejtë demokratike. Dhuna nuk është,” – u shpreh ai.

Tensionet ndaj emigrantëve në Irlandë janë rritur vitet e fundit, pasi qytetarët fajësojnë të huajt për krizën e strehimit dhe rritjen e kriminalitetit.