MBI 30 VIKTIMA NË NIGERI/ Shpërthen çisterna me naftë, Banorët ishin afruar për të mbledhur karburantin

Një shpërthim fatal i një çisternë nafte ka tronditur Nigerinë, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur. Me dhjetëra banorë kishin shkuar të mblidhnin naftën e derdhur para se I gjithë vendit të kthehej në një ferr. Autoritetet paralajmërojnë se aksidentet e tilla janë kthyer në rrezik të përsëritur për shkak të mungesës së sigurisë dhe varfërisë së thellë.

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një çisterne nafte në Nigeri. 

Ngjarja ndodhi pasi cisterna, e cila po transportonte produkte nafte nga Lagosi drejt veriut të vendit, rrëshqiti nga rruga dhe përmbys, duke derdhur karburantin.

Sipas autoriteteve, dhjetëra persona u afruan për të marr karburantin e derdhur, por pak çaste më vonë ndodhi një shpërthim i rrezikshëm, që shkaktoi një zjarr masiv.

Flakët prekën shumë njerëz, duke i djegur ata përtej mundësisë së identifikimit. Të plagosurit janë dërguar në spitalet më të afërta për trajtim, ndërsa ekipet e emergjencës janë ende në terren për të menaxhuar gjendjen.

Numri i saktë i viktimave mbetet ende i paqartë. Agjencia Federale e Sigurisë Rrugore raportoi për 35 të vdekur, ndërsa një zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave  konfirmoi 29 të vdekur dhe 42 të plagosur. Ndërkohë, disa rajone filluan alarmin për përsëritjen e tragjedive të tilla, duke theksuar se aksidenti me cisterna karburanti janë bërë të zakonshme në vend, për shkak të infrastrukturës së dobët.

Cisterna, që transportonte produkte nafte nga Lagosi në Nigerinë jugore në veri, thuhet se është rrëzuar për shkak të gjendjes së keqe të rrugës.

Guvernatori i shtetit të Nigerit, Mohammed Umaru Bago, ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre, duke e vlerësuar si një ngjarje“të dhimbshme dhe shqetësuese”.

Ai dënoi faktin që qytetarët nuk mund të rrezikojnë jetën për të marr karburant nga cisternat e përmbysura, për të cilën janë bërë edhe shumë fushata sensibilizuese. Më herët aksidente të ngjashme kanë ndodhur.

Në tetor të vitit të kaluar, një shpërthim i një cisterne karburanti vrau 153 persona në shtetin Jigaëa, në veriperëndim të Nigerisë.