Nuk ndalen sulmet ndaj Ukrainës, dy viktima në Kiev, pl*gosen 13 persona në Zaporizhia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2025, 10:37
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Kiev dhe 13 të tjerë janë plagosur në Zaporizhia, si pasojë e sulmeve ajrore ruse të kryera mbrëmjen e kaluar.
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet lokale ukrainase.
Sipas raportimeve, shpërthime janë dëgjuar gjithashtu në Dniepër dhe në qytetin portual të Izmail, duke shtuar shqetësimet për intensifikimin e sulmeve në rajone të ndryshme të vendit.

