Conte i zhgënjyer: Napoli dhe napoletanët nuk duhen tallur! Trajneri i PSV-së: Nuk e parashikoja rezultatin 6-2

Pas humbjes së rëndë të Napolit ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve, trajneri Antonio Conte ka shpërthyer me tone të forta, duke dhënë një mesazh të qartë për lojtarët, klubin dhe gjithë ambientin përreth ekipit. Ai kërkoi që të evitohet egoja personale dhe të rikthehet uniteti në grup.

Performancë zhgënjyese e Ligës së Kampionëve në Eindhoven, ku Napoli u mposht nga PSV-ja me rezultatin e thellë 6-2, bëri që Antonio Conte të fliste me tone të ashpra duke dërguar sinjale për skuadrën.

Ai tha se atmosfera nuk është më si ajo e sezonit të shkuar, vit  ku u shpallën  edhe kampion të serie A, dhe se e gjithë kjo përkthehet në nënvlerësim për fanellën dhe ekipin.

“Napoli dhe napolitanët nuk duhen tallur. Ua kam thënë disa herë, por nuk ka njeri më të shurdhër se dikush që nuk do të dëgjojë. Dikush po shet tym, po tërheq tym në sytë e Napolit – por e vërteta duhet të thuhet. Nëse duam të ndërtojmë diçka që bën krenar Napolin, duhet të rikthejmë atë unitet. Pa ego, pa qëllime personale. Të gjithë për Napolin, jo për veten”.

Trajneri italian pranoi hapur se ky është një sezon i vështirë. Ndryshimet e shumta në skuadër, me nëntë lojtarë të rinj, kanë ndikuar sipas tij në balancën e ekipit.

Conte i zhgënjyer: Napoli dhe napoletanët nuk duhen tallur! Trajneri i

“E dija që do të ishte një vit i komplikuar. Tregu i transferimeve ishte i detyruar. Kishim një grup të vogël vitin e kaluar dhe funksionoi, por tani duhet kohë për të rindërtuar gjithçka."Nuk mund të kemi dy anësorë tepër ofensivë tani për tani. Nuk është e drejtë të sakrifikojmë një nga mesfushorët. Po kërkojmë zgjidhje që nuk dëmtojnë strukturën”

Nga ana tjetër, PSV dhe trajneri Peter Bosz shijuan fitoren e një mbrëmje të paharrueshme golash. Duke folur pas sfidës, tekniku e holandezëve tha se nuk e kishte parashikuar një rezultat të tillë.

“Jam veçanërisht i lumtur që jemi rikthyer në garë. Katër pikët që kemi tani të paktën ofrojnë një farë perspektive. Nuk do të thoja paraprakisht se duhej patjetër ta fitonim këtë ndeshje, por rezultatin do e cilësoj tepër të veccantë”.

Bosz i kërkoi ekipit të ruajnë qëndrueshmërinë, pasi vetëm 1 fitore nuk është kurrë mjaftueshëm.

“Disa momente shkuan pikërisht siç duhet, po disa të tjera jo. Mendoj se gjithmonë duhet të përmirësohesh, edhe gjatë sezonit. Nëse makinat e Formula 1 vazhdojnë të ngasin në të njëjtën mënyrë siç bënin në fillim të sezonit, nuk do të bëhesh kampion bote. Kështu që edhe ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”