VIDEO/ ANIS MEHMETI NUK NDALET! Futbollisti shqiptar shënon sërish dhe kthehet në pikë referimi te Bristol City

Futbollisti shqiptar Anis Mehmeti vijon të shkëlqejë me paraqitjen e tij në ligën e dytë angleze duke shënuar sërish gol. Këtë herë ai ndihmoi Bristol City me gol në fitoren aq të rëndësishme ndaj Southampton.

Anis Mehmeti shënoi golin e tij të pestë të sezonit për të ndihmuar Bristol Cityn të fitojë 3-1 ndaj Southampton në Ashton Gate.

City u rikthye në disavantazh për të siguruar fitoren e parë në shtëpi në katër ndeshje.

Ndërkohë shqiptari e përshkroi mentalitetin brenda skuadrës si 'të shkëlqyer' dhe shtoi: "Ne e dinim që mund ta ndryshonim lojën në çdo moment."

Shqiptari barazoi rezultatin me një gjuajtje brilante në cepin e poshtëm të portës nga brenda zones.

“Kam punuar shumë, duke vrapuar nëpër hapësira dhe përtej vijës së fundit dhe gjithçka filloi me një top të shkëlqyer nga Rob. Jam i kënaqur me atë gol”, deklaroi Mehmeti.

Southampton e nisi ndeshjen si skuadra më e fortë nga të dyja skuadrat, duke iu afruar shumë golit në minutën e katërt kur Cameron Archer gjuajti sipër zonës nga skaji i zonës.

Pas një paraqitjeje të shkëlqyer në pjesën e dytë, City siguroi fitoret e dyta radhazi për herë të parë që nga mposhtja e Hull City dhe Sheffield Wednesday në fillim të sezonit.

Sa i përket shqiptarit që luan në ligën e dytë angleze mund të kishte shënuar edhe gola të tjerë nëse do kishte pak fat.

Gjithsesi me gjasë ai vijon të presë një telefonatë nga Silvinjo për tu aktivizuar me kombëtaren, edhe pse tekniku Brazilian është përgjigjur disa herë për rastin në fjalë.