Rezultat historik në Europë, të rinjtë e Skënderbeut barazojnë me Aston Vilën në ‘UEFA Youth League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2025, 18:39
Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19.
Ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, u mbyll me barazim 1-1.
Sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00.
Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti. Uilson ishte autori i golit.
Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën.
Në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.
Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli.
Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes.
