Agustin Kola i shtruar në spital, reagimi i FSHF-së për legjendën e Tiranës dhe Kombëtares

Legjenda e Tiranës dhe futbollit shqiptar, Agustin Kola, po kalon ditë të vështira në spital.

Ish-futbollisti bardheblu dhe i Kombtares është diagnostikuar me ulçerë në stomak.

Kola mbetet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Nën kujdesin e mjekëve, gjendja paraqitet e stabilizuar aktualisht.

66-vjeçari është figurë e dashur për tifozët bardheblu.

Karriera e tij u fokusua vetëm te Tirana në Shqipëri, ndërsa në Greqi kontribuonte te Egaleo.

Së fundmi ka reaguar edhe FSHF duke i uruar shërim të shpejtë.

Agustin Kola i shtruar në spital, reagimi i FSHF-së për