REZULTATET/ Mbrëmja "Champions" plot gola dhe emocione - PSG dhe Interi bëjnë detyrën, Arsenali mund me poker Atleticon

Një mbrëmje plot gola, emocione dhe përmbysje spektakolare në Champions League!

Kampionët e Europës, Paris Saint-Germain, treguan edhe njëherë forcën e tyre shkatërruese, duke triumfuar me shifrat tenistike 2-7 në fushën e Bayer Leverkusen.

Në “BayArena”, francezët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të pas një autogoli të William Pacho pas krosimit të Nuno Mendes.

Gjermanët patën mundësinë e artë për të barazuar në minutën e 25-të, por Grimaldo goditi shtyllën nga pika e bardhë.

Vetëm pak minuta më vonë, loja mori kthesë dramatike: Andrich u ndëshkua me të kuq, ndërsa edhe PSG mbeti me 10 lojtarë pas daljes së Zabarnyi.

Skuadra e Luis Enriquen më shpërtheu me lojë spektakolare. Aleix Garcia barazoi për Leverkusenin, por Desire Doue (dy gola) dhe Kvaratskhelia vulosën pjesën e parë në 1-4.

Pjesa e dytë ishte formalitet: Nuno Mendes, Dembele dhe Vitinha realizuan të tjerë gola për rezultatin përfundimtar 2-7, duke i dhënë PSG-së fitoren e tretë radhazi në grup.

Interi, vijon pa pengesa në Belgjikë

Në transfertën ndaj Royale Union SG, Interi dominoi nga fillimi në fund, duke fituar pastër 0-4. Dumfries hapi serinë e golave në minutën e 41-të, ndërsa Lautaro Martinez dhe Esposito mbyllën pjesën e parë me avantazh të qetë. Në fraksionin e dytë, Calhanoglu realizoi nga penalltia dhe Esposito vulosi fitoren me golin e dytë personal.

PSV trondit Napolin me plotë 6 gola

Surpriza më e madhe e mbrëmjes u regjistrua në Eindhoven, ku PSV turpëroi Napolin me rezultatin 6-2. Italianët kaluan të parët në avantazh me McTominay, por më pas u shembën përballë furisë holandeze. Autogol i Buongiorno, dopietë e Dennis Mann, dhe golat e Pepi e Driouech vulosën një mbrëmje historike për vendasit.

Dortmund fiton në Danimarkë

Në Kopenhagë, Borussia Dortmund arriti një fitore me shumë peshë, 2-4, pas një ndeshjeje plot kthesa. Nmecha shkëlqeu me dopietë, ndërsa Bensebaini dhe Fabio Silva shtuan nga një gol secili. Gjermanët konsolidojnë pozitën në renditje, ndërsa danezët gjejnë vetëm golin e ngushëllimit në shtesë.

REZULTATET

REZULTATET/ Mbrëmja "Champions" plot gola dhe emocione - PSG dhe